Magazinë
Transmetuar më 17-03-2025, 14:30

Koçan- Qytetarët në Koçan kanë nisur tashmë protestën e paralajmëruar pas vdekjes tragjike të 59 të rinjve. Ata protestojnë me pankarta në duar ku shkruhet “Dhimbje e pashëruar”, “Nuk vdesim nga fatkeqësitë vdesim nga korrupsioni” dhe “Vrasja e rinisë është vrasja e ardhmërisë”. Në këtë protestë kërkohet edhe dorëheqje kolektive të të gjithë përgjegjësve në institucione.

Të paktën 59 persona humbën jetën në orët e para të mëngjesit të së dielës, në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit gjatë një koncerti me qindra pjesëmarrës në një klub nate. Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur shtatë ditë zie për këtë tragjedi. Deri më tani janë identifikuar 35 viktima, prej të cilëve 31 nga Koçani dhe 4 nga Shtipi.

Mbi 155 persona janë shtruar në spitale, kryesisht në klinikat e Shkupit. Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, ka thënë se objekti ku ka ndodhur tragjedia kishte licencë të falsifikuar, e cila ishte lëshuar në mars të vitit të kaluar. Ai ka paralajmëruar përgjegjësi penale për të gjithë të përfshirët.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit