Magazinë
Transmetuar më 17-03-2025, 08:22

KOSOVË – Endrit Thaçi, dali i presidentit të Koosvës Hashim Thaçi, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të gjyshit të tij Haxhi Thaçi.

Në një reagim në rrjete sociale, i riu shkruan se gjyshi i tij tashmë i ndjerë ka qënë një burim frymëzimi për të dhe familjen, ndërsa shton se vuajtjet dhe padrejtësia u bënë të pa përballueshme (referuar burgosjes së ish-presidentit Thaçi).

“Baci i mbylli sytë i qetë pas takimit me babin! Ka qenë gjithmonë frymëzim për mua dhe familjen. Vuajtjet nga padrejtësia u bënë të pa përballueshme. Prehu në paqe Bac!”, shkruan Endrit Thaçi në instagram.

Babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi, ndërroi jetë mbrëmjen e kaluar (16 Mars) në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Haxhi Thaçi ishte i shtruar në QKUK prej disa kohësh ku po merrte trajtim mjekësor për gjendjen e tij të rënduar shëndetësore.

Më 13 mars 2025, ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, kishte marrë leje për të vizituar babanë e tij në spital.

Vizita zgjati rreth tre orë dhe u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, ndërsa më pas Hashim Thaçi u kthye në paraburgim në Hagë. Gjatë qëndrimit të tij në spital, qytetarë të shumtë ishin mbledhur për t’i dhënë mbështetje ish-presidentit dhe familjes së tij në këto momente të vështira.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit