Magazinë
Transmetuar më 16-03-2025, 18:10

Një 36-vjeçar shqiptar me precedentë penalë, ra në prangat e policisë greke, pasi u arrestua në flagrancë teksa tentonte të hynte në një shtëpi.

36-vjeçari me banim në Pire u arrestua në tentativë për të vjedhur një shtëpi në Longos. Gjatë kontrollit në kopshtin e shtëpisë, policia gjeti një pistoletë të mbushur, të cilën autori e kishte fshehur në një kondicioner të jashtëm përpara se të arrestohej.

Krahas armës, e cila do të dërgohet për ekspertizë, pranë tij është gjetur edhe një thikë. Ndaj tij është ngritur një kallëzim penal për vjedhje të rëndë, anëtarësim në bandë dhe shkelje të ligjit për armët

Sipas autoriteteve, objektivi i 36-vjeçarit ka qenë një banesë fqinje, për të cilën, siç ka rrëfyer, kishte informacione nga një punëtor shqiptar se fshihej një shumë e madhe parash, që shkonte në 1 milion euro. Madje, më 4 mars ai ka udhëtuar me makinën e ish-partneres së tij nga Athina në Longos dhe me ndihmën e nënës së saj dhe një burri të panjohur kanë tentuar të hyjnë në shtëpinë në fjalë dhe një tjetër, por janë vënë re dhe janë larguar.

36-vjeçari shqiptar ka qenë më parë në prangat e organeve të rendit dhe ka vuajtur dënimet me burg. Në vitin 2016, ai u dënua për vjedhje me vlerë prej 500 mijë eurosh në tregun e perimeve Rentis dhe u lirua nga burgu në vitin 2024.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit