Magazinë
Transmetuar më 16-03-2025, 12:06

Operacioni ‘The Last’ – Arrestohet 37-vjeçari që shfrytëzonte të mitur për vjedhje monopatinash dhe biçikletash në Tiranë

Tiranë – Policia e Komisariatit Nr. 3 ka finalizuar operacionin policor të koduar “The Last”, duke zbardhur dhe dokumentuar 9 raste të vjedhjeve të monopatinave dhe biçikletave.

Në pranga ka rënë shtetasi Y. A., 37 vjeç, i cili rezulton i dënuar më parë për vjedhje. Ky shtetas dyshohet se përdorte dhe nxiste dy të mitur 12-vjeçarë për të kryer vjedhjet, duke i detyruar t’i dorëzonin sendet e vjedhura atij.

Detajet e hetimeve

Sipas policisë, 37-vjeçari ka vjedhur:

🔹 5 monopatina

🔹 3 biçikleta

🔹 1 motomjet

Vjedhjet janë kryer në periudhën shkurt-mars, në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë arrestimit iu sekuestrua edhe një thikë

Gjatë kontrollit fizik të të arrestuarit, policia i gjeti dhe i sekuestroi një mjet prerës (thikë).

Procedurat ligjore

Materialet e rastit i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale, ndërkohë që hetimet vijojnë për të zbuluar nëse 37-vjeçari ka qenë i përfshirë edhe në vjedhje të tjera.

Policia e Tiranës vazhdon angazhimin e saj për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit