

Koçan, Maqedonia e Veriut – Numri i viktimave nga tragjedia në diskotekën "Puls" në Koçan vazhdon të rritet. Sipas deklaratës më të fundit të ministrit të Brendshëm Pançe Toskovski, deri më tani konfirmohen 51 viktima dhe 152 persona të plagosur.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi zyrtarisht se 152 pacientë janë të shtruar në institucionet shëndetësore, ku 18 janë në gjendje kritike.
Katër pacientë të shtruar në Repartin e Kirurgjisë Pediatrike, 11 në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, 45 në Spitalin Klinik Shtip, 30 në Spitalin e Përgjithshëm të Koçanit dhe 30 në Spitalin St. Naum Ohridski – 29, “8 Shtatori” – 17, KARIL – 16.
Nga numri i përgjithshëm i të shtruarve, 18 pacientë janë në gjendje kritike, tre prej tyre në Kirurgjinë e fëmijëve, shtatë në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit dhe tre në Spitalin e Vjetër të Qytetit.
Zyrtarisht nuk jepen emrat e viktimave dhe të plagosurve dhe ende nuk dihet sa janë shqiptarë dhe sa janë maqedonas.
Ndihma për të plagosurit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka bërë të ditur se të gjithë të plagosurit po trajtohen në spitalet shtetërore dhe në Qendrën Klinike në Shkup, ndërsa vendet fqinje kanë ofruar ndihmë për përballimin e situatës.
Si ndodhi tragjedia?
Zjarri shpërtheu rreth orës 03:00 të mëngjesit, ndërsa rreth 1,500 persona ndodheshin brenda lokalit. Dyshohet se shkaku i zjarrit lidhet me përdorimin e fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike gjatë koncertit të grupit maqedonas DNA. Flakët përfshinë ambientin brenda pak sekondash, duke krijuar panik masiv dhe duke bllokuar shumë persona pranë daljeve.
Ndalohet pronari i diskotekës në Koçan – Leja e aktivitetit ishte e vlefshme deri më 24 mars
Pronari i diskotekës "Puls" në Koçan është arrestuar, pasi në ambientet e këtij lokali ndodhi tragjedia e rëndë ku humbën jetën 51 persona dhe 118 të tjerë u plagosën.
Sipas autoriteteve maqedonase, hetimet kanë zbuluar se licenca e operimit e diskotekës ishte e vlefshme deri më 24 mars, duke ngritur dyshime mbi standardet e sigurisë dhe përputhshmërinë e saj me rregulloret në fuqi.
Policia dhe prokuroria po hetojnë nëse pronari dhe organizatorët e koncertit kanë shkelur ligjet e sigurisë duke lejuar përdorimin e mjeteve piroteknike në një hapësirë të mbyllur, çka dyshohet të ketë shkaktuar zjarrin fatal.
Ministri i Brendshëm, Pançe Toskovski, ka deklaruar se hetimet do të jenë të plota dhe përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi për humbjet tragjike.
Kjo tragjedi ka tronditur mbarë vendin dhe ka ngritur shqetësime mbi standardet e sigurisë në ambientet e argëtimit. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






