Transmetuar më 15-03-2025, 18:16

Asnjë shofer nuk është konstatuar i dehur nga kontrollet e policisë gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë.

Policia thotë se kishte targetuar veçanërisht shoferët e autobusëve, taksive dhe furgonave, duke kryer 167 teste alkooli në total, nga të cilat asnjë nuk ka rezultuar pozitive.

Pa dyshim ky një lajm i mirë për sigurinë në rrugë.

Njoftimi i Policisë:

Gjatë 24 orëve të fundit, një rëndësi e veçantë i është kushtuar kontrolleve të drejtuesve të automjeteve të transportit publik (autobusë, taxi, fugona) në kryeqytet.

Gjatë 48 orëve të fundit i janë nënshtruar testit të alkoolit, 167 drejtues të automjeteve të transportit publik, me qëllim për t’ju siguruar qytetarëve, një transport sa më të sigurt.

Policia rrugore e Tiranës, krahas punës për menaxhimin e trafikut dhe evidentimin e ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve për shkelje të ndryshme të qarkullimit rrugor, në fokus të punës së përditshmërisë së saj ka pasur dhe ka rritjen e parametrave të sigurisë së jetës së qytetarëve që përdorin për të udhëtuar automjete të transportit publik.

Gjatë kontrolleve të kryera nuk është konstatuar asnjë drejtues automjeti i transportit publik nën ndikimin e alkoolit.

Kontrollet do të vijojnë edhe në vazhdimësi.

Policia Rrugore e Tiranës apelon sërish për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje me qëllim ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit