Transmetuar më 15-03-2025, 12:00

Shkodër – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 19-vjeçare ka plagosur me thikë vëllain e saj vetëm 7 vjeç, raporton noa.al.

Sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Shtetit, shtetasja B. M. ka dëmtuar të miturin në banesën e tyre, por fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, 19-vjeçarja është dërguar në Spitalin Psikiatrik të Shkodrës për të marrë trajtimin e nevojshëm, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur procedimin penal ndaj saj për "Plagosje të rëndë me dashje" dhe "Mbajtje të armëve të ftohta pa leje".

Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tronditëse. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit