

Tërmet me magnitudë 4.5 Rihter në zonën detare pranë Chania, 4.8 ballë në Lasithi
Një tërme është regjistruar para pak minutash në zonën e gjerë të Kretës dhe më herët një tërmet u lokalizua pranë Chania në Greqi, raporton noa.al.
Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter dhe ka ndodhur 42 kilometra në jug-perëndim të Paleochora, Chania.
Lëkundjet ishin në një zonë detare dhe thellësia fokale ishte vetëm 6.2 kilometra.
Më herët një tjetër lëkundje është ndjerë në Lasithi.
Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter me thellësi fokale 24.7 kilometra, ndërsa epiqendra ka qenë 70 kilometra në jug-jugperëndim të Chrysi, Lassithi. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






