
23:10 | Policia e Hanoverit alarmon ambasadën e Shqipërisë: Nuk po i ndalim dot trafikantët shqiptarë të drogës
- 22:52 | Bosnja lëshon urdhër-arresti ndërkombëtar për Milorad Dodik
- 22:47 | Shqiptari i shpëton dëbimit nga Britania falë djalit të gruas së tij nga një lidhje e mëparshme
- 22:34 | Sfida me Anglinë, variantet e formacionit kuqezi!
- 22:16 | Specialja s’lejon Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait! Reagon Rama: Veprim i ulët nga një gjykatë e mbushur me turp
- 22:11 | Horoskopi ditor nga Susan Miller për të martën, 18 mars 2025
- 22:03 | Tragjedia me 59 viktima, flasin familjarët: Kush do ma kthejë djalin? Nuk ka dënim që do shlyejë këtë krim të rëndë!
- 21:10 | Gjykata Speciale refuzon lirimin e ish-presidentit Hashim Thaçi për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij
- 21:00 | Koçani në zi – trishtim, dhimbje dhe mllef një ditë pas tragjedisë në diskotekën ilegale
- 20:56 | Tragjedi në brigjet e Qipros, fundoset varka me 20 emigrantë, raportohet për 7 të vdekur
Horoskopi javor nga Paolo Fox, 17 deri 23 Mars 2025
- Horoskopi i Paolo Fox për sot, e hënë 17 mars 2025
- Paolo Fox, 3 shenjat me fat të ditës së hënë 17 mars
- Vdiq së bashku me bashkëshorten e tij, por aktori i famshëm nuk i ka lënë asnjë qindarkë nga pasuria fëmijëve të tij!
- 3 shenjat më me fat për sot nga Susan Miller, e hënë 17 mars
- Horoskopi ditor nga Susan Miller për sot, e hënë, 17 mars 2025
- Po performonte natën e tragjedisë në Koçan, shuhet grupi muzikor DNK! Ndërrojnë jetë 6 anëtarët
- Gerta, Danja dhe Egli ‘injorojnë’ Gjestin? Banori donte t’u tregonte një histori për të qeshur, por ato…
- Ish-mafiozi i famshëm shqiptar bëhet këshilltar bashkiak në SHBA
- Përplasen 5 automjete në Fier. Pamje nga vendngjarja
-
“Nuk ikën dashuria për 9 ditë”/ Rozana për raportin Egli-Gjesti: Kush e di ça pret publiku…
-
‘Edhe sikur të gjithë të ikni dhe 5 të mbeten’! Reagimi i familjarëve të Eglit pas rënies së ndjekësve
-
Gjesti këndon për Eglin: Si për nëntë ditë më ke harruar, nuk paska qenë dashuri por fiksim
-
Gerta, Danja dhe Egli ‘injorojnë’ Gjestin? Banori donte t’u tregonte një histori për të qeshur, por ato…
-
‘S’do ma shohi më surratin kur të dalim’! Video e Gjestit që tronditi Eglin para rifutjes së saj në BBV
-
Pesë banorë në televotim! Kush është më i rrezikuari?
-
“Rikthim apo hakmarrje? Egli bën paralajmërimin misterioz!”
-
‘Jam shkatërruar, por rikthehem!’ – Egli Tako rrëfen dhimbjen dhe bëhet gati të hyjë sërish në BBV
-
Egli Tako kërkon të rikthehet në shtëpinë e “Big Brother VIP”: Dua të ve në vend dinjitetin tim
-
Shtatë banorë në televotim, ja kush u eliminua
-
Surprizë në Big Brother VIP! Neda Balluku dhe Arbër Hajdari futen në shtëpi, si ishte reagimi i banorëve
-
Ndodh për herë të parë! Bookmakers-at rendisin Shqipërinë në Top 10 pretendentët për të fituar Eurovision-in
-
‘Do e kuptoni shumë shpejt’! Çfarë po paralajmëron Xheneta disa orë pasi Egli të hyjë në “Big Brother”
-
Zbulohet shkaku pse u gjet i ngordhur qeni i aktorit Gene Hackman
-
Rozana sheh njeriun e saj të zemrës në shtëpi, shpërthen në lot
-
Ragon Egli Tako: S’është hera e parë që më ndodh, nuk jam në spital psikiatrik
-
‘Më ke puthur dhe gishtat e këmbës’! Xheneta i kujtoi momentet e bukura bashkë, si reagoi Gjesti?
-
Gjesti shtanget kur sheh Xhenetën brenda shtëpisë. Ajo nuk kursen ironitë
-
‘Ua ke marrë burrin 10 vetave jashtë…’ Vserlo vjen me akuza të forta ndaj Olës!
-
Egla Ceno rikthehet në “Big Brother VIP”, puth në buzë Laert Vasilin
-
Puthja mes Laertit dhe Gjestit, e më pas me Aldon! “Shpërthejnë” në akuza banorët
-
Gjesti përlotet teksa qëndron vetëm në oborr
-
Nuk do ta besoni se çfarë profesioni tjetër bën Danja përpos modelingut dhe biznesit të saj?
-
“Më the të vinte era qen…”/ Agravon debati Gerta-Laert: Ti banalizon muhabetin, je i ndyrë
-
“Me vajzat nuk tallemi”/ Tjetër puthje në buzë mes djemve të BBV 4

Prishtina- Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri me kapacitete të plota është duke u bërë më shpejt seç ka qenë e planifikuar, sipas ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, ai konfirmon se numri i pjesëtarëve të FSK-së tashmë ka kaluar 4.300 dhe se, brenda vitit të ardhshëm, pritet të arrijë mbi 5.000. FSK-ja është në proces të transformimit në ushtri që nga viti 2018. Në fund të tranzicionit, më 2028, ajo parashihet t’i ketë mbi 7.500 pjesëtarë – prej tyre 5.000 aktivë, të tjerët rezervistë.
“Objektivat tona po realizohen më shpejt seç ka qenë e planifikuar fillimisht – gjë që tregon përkushtimin tonë ndaj zhvillimit të FSK-së”, thotë Maqedonci.
Sipas tij, forca ushtarake është duke u ngritur sipas standardeve të NATO-s – aleancës 32-anëtarëshe, ku Kosova mëton të anëtarësohet. Ai thotë se pjesëtarët e saj janë duke u trajnuar në akademitë ushtarake të NATO-s dhe duke zbatuar doktrinën e saj. Për më tepër, shton Maqedonci, “të gjitha blerjet tona ushtarake realizohen nga vendet anëtare të NATO-s”.
“Ky është një standard, i cili garanton pajisje cilësore dhe përputhshmëri të plotë me sistemet e aleancës”, thekson ai.
Sa i përket mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare, ministri vlerëson se Kosova ka kapacitete shumë më të avancuara, krahasuar me disa vite më parë. Për shkak të ndjeshmërisë së informacionit, ai nuk jep detaje se çka prej armatimit posedon vendi, por, mes tjerash, përmend “një flotë të dronëve Bayraktar” dhe “sisteme të tjera të fluturakeve pa pilotë”.
“Ne kemi prokuruar sisteme të ndryshme nga vende të ndryshme dhe disa prej tyre janë të përafërta me Javelin-in”, thotë Maqedonci, duke iu referuar sistemit kundërajror amerikan, i cili ka aftësi të avancuara kundër mjeteve të blinduara.
Vitin e kaluar, Kosova ka bërë kërkesë për blerjen e 200 kundërajrorëve të tillë dhe Maqedonci thotë se, aktualisht, është duke u bërë pagesa e tyre.
“Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së i ka zbatuar të gjitha procedurat e prokurimit dhe ne jemi tashmë në fazën e ekzekutimit të pagesave. Gjatë këtij viti, pritet të arrijë një sasi e konsiderueshme e këtyre raketave”, thotë ministri Maqedonci.
Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur nga fillimi transformimin e FSK-së në ushtri, por jo edhe NATO-ja, e cila insiston që FSK-ja t’u përmbahet detyrave të saj fillestare, si: reagimi ndaj krizave apo mbrojtja civile. Në këtë organizatë, ku vendimet merren në mënyrë unanime, janë katër vende që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës: Greqia, Spanja, Sllovakia dhe Rumania. Por, Maqedonci thotë se “shumica e vendeve anëtare të NATO-s e njohin FSK-në me mandatin e saj ushtarak”.
“Ne po punojmë që në të ardhmen e afërt, NATO-ja t’i njohë ndryshimet tona ligjore – çfarë do të mundësonte edhe një përfshirje më të madhe të FSK-së në operacionet e përbashkëta të NATO-s”, thotë ai.
“Për ne është thelbësore që SHBA-ja – si partneri ynë kryesor strategjik – së bashku me vendet kryesore të NATO-s, të kontribuojnë në ndërtimin dhe forcimin e kapaciteteve tona mbrojtëse”, shton ministri kosovar i Mbrojtjes.
Praninë e misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, në Kosovë, ai e përshkruan si një faktor kyç në “zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit”.
“Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë dhe t’i bashkërendojmë veprimet tona me KFOR-in dhe NATO-n për të siguruar zhvillimin e duhur të sektorit të mbrojtjes”, thekson ai.
Në vazhdën e zhvillimeve të fundit gjeopolitike, ministri thotë se për katër vjetët e ardhshëm, parashikohet një buxhet prej mbi 1 miliard eurosh për mbrojtjen e Kosovës. Edhe në katër vjetët e kaluar, buxheti për këtë sektor ka shkuar duke u rritur – nga 67.3 milionë euro në vitin 2021, në 207.8 milionë euro këtë vit./ REL
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd