Transmetuar më 15-03-2025, 07:46

Trajneri i kombëtares italiane, Luciano Spalletti, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet kundër Gjermanisë, të vlefshme për çerekfinalet e Ligës A të “Nations League”. Për herë të parë marrin ftesë Matteo Ruggeri i Atalantës dhe Cesare Casadei i Torinos. Pas një mungese prej një viti e gjysmë, rikthehet edhe Matteo Politano. Në grupin axurr kthehet dhe Mattia Zaccagni. Nuk është ftuar Federico Dimarco, i cili do të ketë kohë të rikuperohet plotësisht nga dëmtimi.

Italia do të grumbullohet të dielën në mbrëmje në “Appiano Gentile” për t’u përgatitur për ndeshjen e parë, e cila do të zhvillohet të enjten, më 20 mars, në "San Siro". Më pas, ekipi do të qëndrojë në qendrën stërvitore të Interit deri të shtunën pasdite, më 22 mars, kur është parashikuar udhëtimi për në Dortmund, ku axurrët do të luajnë ndeshjen e kthimit, të dielën e 23 marsit.

Këto dy sfida nuk do të vendosin vetëm kualifikimin në “Final Four”, që në rast suksesi të Italisë do të zhvillohej në qershor në Torino, por edhe rrugëtimin drejt Kupës së Botës 2026. Nëse Italia kalon turin, do të vendoset në grup me Sllovakinë, Irlandën e Veriut dhe Luksemburgun. Në rast disfate, do të përballet me Norvegjinë, Izraelin, Estoninë dhe Moldavinë.

Ja lista e të grumbulluarve për dy sfidat ndaj Gjermanisë:

Portierë: Gianluigi Donnarumma (PSG), Alex Meret (Napoli), Guglielmo Vicario (Tottenham);

Mbrojtës: Alessandro Bastoni (Inter), Alessandro Buongiorno (Napoli), Riccardo Calafiori (Arsenal), Andrea Cambiaso (Juventus), Pietro Comuzzo (Fiorentina), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Federico Gatti (Juventus), Matteo Ruggeri (Atalanta), Destiny Udogie (Tottenham);

Mesfushorë: Nicolò Barella (Inter), Cesare Casadei (Torino), Davide Frattesi (Inter), Samuele Ricci (Torino), Nicolò Rovella (Lazio), Sandro Tonali (Newcastle);

Sulmues: Moise Kean (Fiorentina), Lorenzo Lucca (Udinese), Daniel Maldini (Atalanta), Matteo Politano (Napoli), Giacomo Raspadori (Napoli), Mateo Retegui (Atalanta), Mattia Zaccagni (Lazio).

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit