Magazinë
Transmetuar më 14-03-2025, 22:48

Në rubrikën “Sy më Sy” në rrjetin e tij social Facebook, kryeministri Rama i është përgjigjur komenteve të ndjekësve lidhur me pyetjet e tyre për tunelin e Murrizit që u hap sot.

Por një ndër komentet për Ramën kishte lidhje me veshjen që kryeministri kishte sot gjatë inaugurimit të tunelit. Ndjekësi e pyeti se sa kushton palltoja që ai kishte veshur.

“Pash Zotin sa për kureshtje sa bën ajo palltoja zoti Rama se unë po e kërkoja e nuk po e gjeja!?”, shkruan ndjekësi.

Rama tha se pallton e ka blerë 20 vite më parë në Gjermani, teksa i kërkoi komentuesit që mos merret me muhabete rrobash.

“S’ke ça bën, se s’ka ça bën njeriu ku i ha rrenat si manaferra se i shijojnë prej qejfit ..ty të kanë gjetur të uritur bretkosat e kënetës dhe të kanë dhënë një manaferrë ..ti tani po thua se s’gjen dot pallto si e imja…e kam blerë në Gjermani para 20 e ca vjetëve prandaj mos e kërko kot se i ka kaluar afati i amortizimit. Nuk i shkon burrit të merret me rrobat e burrit”, tha Rama.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit