

Një ngjarje e dhunshme ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në vendin e quajtur “Kali i Trojës” në Vlorë, raporton noa.al.
Mësohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, një i huaj ka mbetur i plagosur lehtë.
I dëmtuari është identifikuar si S. A., 31 vjeç, me origjinë nigeriane, i cili dyshohet se është goditur me një mjet prerës (thikë) në dorë.
Pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital, ai është drejtuar në komisariat për të denoncuar ngjarjen.
Pas reagimit të shpejtë të forcave të policisë, është identifikuar autori i dyshuar i këtij akti, shtetasi D. B., 21 vjeç.
I riu dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor dhe aktualisht është në kërkim nga policia.
Grupi hetimor është angazhuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.
Policia vijon punën për kapjen e autorit. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






