Transmetuar më 14-03-2025, 19:37

Aksidentohet me vdekje këmbësori në autostradën Thumanë-Kashar! Një automjet ka goditur një këmbësor, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se ka tentuar të kalojë nga njëri krah i rrugës në tjetrin kur është përplasur nga automjeti. Identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit