Magazinë
Transmetuar më 14-03-2025, 18:41

DIBËR – Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku po marrin pjesë këtë të premte në hapjen e Tunelit të Murrizit, në zonën e Dibrës.

Rama dhe Balluku janë pritur në Dibër nga dhjetëra qytetarë me muzikë dhe valle festive.

Teksa përshëndeste të pranishmit në hyrje të tunelit, dëgjoheshin edhe thirrje të tilla si “Mirëseerdhe Skënderbeu i Shqipërisë!”.

Ndërsa nuk kanë munguar edhe veshjet popullore, të cilat janë veshur nga një grup grash e vajzash teksa kanë shoqëruar kryeministrin dhe Ballukun me muzikë gjatë ecjes së tyre brenda tunelit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit