Magazinë
Transmetuar më 14-03-2025, 16:55

“Më datën 12 maj, Tik-Tokun do e kenë në telefonat e tyre”

Me këtë premtim, Sali Berisha kërkon të mbledhë të shtunën në darkë të rinj para kryeministrisë, kundër, vendimit të qeverisë për mbylljen e Tik-Tok.

Ai shpreson se fëmijë, gjimnazistë e studentë, do të zgjohen tepër të merzitur për mbylljen e aplikacionit dhe do i bashkohen gjyshit dixhital.

“Nuk jam unë maestro i Tik-Tok, janë të rinjtë ata janë frymëzimi. Fjalën e kanë të rinjtë”

Por Tik-Tok ende nuk është mbyllur, edhe pse qeveria e mori vendimin zyrtar. Ditët kalojnë dhe të rinjtë vijojnë të lundrojnë lirisht në aplikacionin kinez.

Vetë kryeministri ka 3 muaj që ka njoftuar se do e mbylli Tik-Tok, por nuk dihet se çfarë pret ende qeveria, për të zbatuar një vendim që e ka marrë vetë.

Por Berisha, me premtimin copy-paste të Trump, kërkon të rihapë këtë aplikacion, që ende nuk është mbyllur. Por Kush do të protestojë për diçka që s’ka ndodhur ende?

Gjithsesi protesta e doktorit është dhe një kronikë e paralajmëruar. Gjatë gjithë javës, asnjë nxënës nuk iu përgjigj thirrjes së tij, për të bojkotuar mësimin. Ndoshta per kete Berisha si ditë e shtunë pushimi, u premton se nga protestë do e kthejë në festë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit