Transmetuar më 14-03-2025, 11:00

“Mbretërimi” i trajnerit gjerman në stolin e Anglisë dhe kualifikimi për Kupën e Botës 2026 nis më 21 mars ndaj Shqipërisë, para përballjes vijuese me Letoninë tri ditë më vonë. Thomas Tuchel ka shpallur listën e tij për dy ndeshjet në “Wembley”, në të cilën ka përfshirë disa emra befasues.

Marcus Rashford ka fituar rikthimin në kombëtare pas një viti mungesë, pas kalimit të tij me huazim nga Manchester United tek Aston Villa. Ai nuk ka shënuar për skuadrën e re, por ka nisur startuar ndeshje që nga huazimi në janar.

Tuchel gjithashtu ka bërë një lëvizje të guximshme duke rikthyer Jordan Henderson, 34 vjeç, në radhët e “Tre Luanëve”. Ish-kapiteni i Liverpool-it, tani me skuadrën holandeze Ajax, nuk ka luajtur për Anglinë që nga nëntori i vitit 2023.

Mbrojtësi 18-vjeçar i Arsenalit, Myles Lewis-Skelly, ka marrë ftesën e tij të parë në kombëtare. Ky talent, që mund të luajë si mbrojtës i majtë, edhe në mesfushë, kalon nga kombëtarja e të rinjve U-19 në ekipin e parë të “Tre Luanëve”, vetëm 13 ndeshje pas debutimit të tij në Premier League.

England's 2026 World Cup qualifying Group K: England, Serbia, Albania, Latvia, Andorra.

Tuchel mund t’iu japë shansin e debutimit edhe Dan Burn e Jarell Quansah kundër Shqipërisë ose Letonisë. Mbrojtësi 32-vjeçar i Newcastle, Burn, u pa nga trajneri i ri personalisht gjatë fitores 1-0 ndaj West Ham. Ndërsa Quansah, mbrojtësi i Liverpool-it, ishte përfshirë në listën e përkohshme për “Euro 2024”, por u hoq para turneut pa luajtur asnjë ndeshje.

Reece James, i cili fitoi Ligën e Kampionëve nën drejtimin e Tuchel te Chelsea, kthehet në arenën ndërkombëtare pas dy vitesh mungesë. Kyle Walker i Manchester City, që është huazuar te Milani, mban vendin e tij, së bashku me Morgan Rogers të Aston Villa, Curtis Jones të Liverpool-it dhe Jarrod Bowen të West Ham.

Ollie Watkins është lënë pushim për shkak të dhimbjes në gju, ndërsa Dominic Solanke i Tottenham është zgjedhur si mbështetje për Harry Kane. Tuchel nuk ka mundur të thërrasë Bukayo Saka, Trent Alexander-Arnold, Harry Maguire, John Stones, Kobbie Mainoo, Luke Shaw dhe Lewis Hall për shkak të dyshimeve për lëndime dhe probleme fizike.

Trajneri i ri ka lënë jashtë Jack Grealish, i cili ka luajtur vetëm 34 minuta në 11 ndeshjet e fundit të Premier League me Manchester City. Tuchel e mori zyrtarisht detyrën si trajner më 1 janar dhe ka kontaktuar 55 lojtarë përpara se ta shpallte listën e tij sot.

Ish-trajneri i Chelsea, PSG dhe Bayern Munich nënshkroi një kontratë 18-mujore me Anglinë dhe ka marrë përsipër ta udhëheqë atë deri në fund të Kupës së Botës 2026. Në kohën e Southgate si trajner, Anglia përfundoi e dyta në dy Europianë, si dhe arriti në gjysmëfinale e çerekfinale të dy Kupave të Botës.

Graphic of Thomas Tuchel's first England squad.

Ja lista e plotë prej 26 lojtarësh, e zgjedhur nga Thomas Tuchel:

Portierë: Dean Henderson, Jordan Pickford, Aaron Ramsdale, James Trafford

Mbrojtës: Dan Burn, Levi Colwill, Marc Guehi, Reece James, Ezri Konsa, Myles Lewis-Skelly, Tino Livramento, Jarell Quansah, Kyle Walker

Mesfushorë: Jude Bellingham, Eberechi Eze, Jordan Henderson, Curtis Jones, Cole Palmer, Declan Rice, Morgan Rogers

Sulmues: Jarrod Bowen, Phil Foden, Anthony Gordon, Harry Kane, Marcus Rashford, Dominic Solanke

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit