

LEZHË- Lagjia "Besëlidhja" në Lezhë është tronditur në orët e para të ditës së sotme nga një shpërthim me eksploziv. Persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndë plasëse para derës së lokalit të mbyllur të lokalit në pronësi të 47-vjeçarit, Ilir Markvukaj.
Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
“Rreth orës 03:00, të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Lezhës, para derës së lokalit të mbyllur, të shtetasit I. M., 47 vjeç, është hedhur lëndë plasëse dhe për pasojë janë shkaktuar dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftim.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd