Transmetuar më 14-03-2025, 08:26

Lamine Yamal, në dokumentarin “Decoded” të DAZN, ndau detaje mbi karrierën e tij te Barcelona, qasjen ndaj futbollit dhe pritshmëritë për të ardhmen. Ai theksoi mentalitetin e tij: "Presioni nuk ekziston, është diçka mendore. Duhet thjesht të mendosh për ta shijuar lojën e futbollit". Pra, për të presioni është një justifikim, sepse e vetmja gjë që ka rëndësi është kënaqësia nga loja.

Ai foli për ndihmën psikologjike që ka marrë nga Barcelona, duke kujtuar sfidat e të luajturit me futbollistë më të mëdhenj në moshë: "Në atë moshë bën budallallëqe, ndërsa ata janë duke paguar qiranë ose duke ngarë makinën e nënës".

Yamal tregoi se ka hequr dorë nga rrjetet sociale për të shmangur komentet negative dhe theksoi se për të ka rëndësi mendimi i trajnerit, kapitenëve dhe familjes, më shumë sesa ai i mediave.

Për objektivat e tij, 17-vjeçari shtoi: "Shpresoj të fitoj Champions League dhe të përjetoj Kupën e Botës me emocion". Talenti i ri katalanas shprehet i motivuar për të arritur nivelin maksimal.

Si figurë frymëzimi për fëmijët me origjinë marokene dhe spanjolle, ai u shpreh krenar për këtë rol. Duke kujtuar sharjet raciste në një ndeshje ndaj Real Madridit, ai rrëfeu një moment me nënën e tij: "Ajo u shqetësua shumë, por unë isha i lumtur, sepse kishim fituar 4-0. Pra, më pëlqen të fokusohem tek aspektet pozitive të jetës”.

Si lojtar, Yamal e përshkruan veten si kreativ dhe argëtues: "Mund të rri një minutë pa prekur topin, por pastaj mund të bëj diçka interesante".

Ai pranoi se nuk e kishte menduar një ngritje kaq të shpejtë te Barcelona dhe kujtoi një detaj nga fëmijëria, që ndikoi në stilin e tij: "Shkathtësinë në driblim e kam mësuar edhe falë qenve të mi".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit