Transmetuar më 13-03-2025, 21:33

FIER – Emisioni “Stop” në Tv Klan shkon në qytetin e Fierit pasi një 85-vjeçare, Myfarete Vrenozi, nga shtrati i sëmundjeve shprehet se nuk do që të ikë nga kjo jetë pa kryer legalizimin e shtëpisë që e pret që nga viti 2016.

Edhe nusja e shtëpisë Marjana Vrenozi tregon se kanë kryer aplikimin, por nuk po zgjidhin gjë. Në këto kushte ajo thotë se nuk mund të riparojë as mykun e tarracës.

Nga shqyrtimi i dokumentave, rezulton se leja e shtëpisë që i përket vitit ’82 nuk gjendet pasi në vitin ‘97 janë djegur arkivat./TVklan.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit