Transmetuar më 13-03-2025, 21:03

Tiranë- Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos ka vijuar takimet me përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri për të diskutuar mbi reformën në drejtësi në kuadër të procesit të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Pas takimit me Ramën dhe përfaqësues të opozitës Kos është takuar me kreun e Prokurorisë së Posaçme, SPAK Altin Dumani, atë të këshillit të lartë të drejtësisë Ilir Rusi, kryeprokurorin Olsian Cela dhe kreun e ILD Artur Metani.

Bëhet me dije se komisionerja është interesuar të dëgjojë prej tyre se si është duke vijuar zbatimi reformës në drejtësi dhe sfidat e përditshme të organeve të drejtësisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit