Transmetuar më 13-03-2025, 18:14

Kolona të gjata mjetesh që transportojnë mallra nga Shqiperia drejt Kosovës, u krijuan gjatë pasdites sotme disa kilometra në afersi të fshatit Morinë te Kukësit.

Shumë drejtues mjetesh, në pritje per të kaluar kufirin Shqiperi-Kosovë jashtë kamerave thanë se vonesat po shkaktohen nga pala e Kosovës e doganës se Vermicës për shkak të proçedurave doganore por pa marrë sqarime të mëtejshme rreth këtyre vonesave.

Kolona të tilla me mjete të transportit të mallrave zakonisht krijohen gjatë fundjava në orarin që perkon edhe me pushimin e personelit të doganes.

Vonesat në kufi nuk jane të rralla qe lidhen kryesisht me proçesin e skanimit të mjeteve e mallrave, por herë pas here edhe puna vetëm me një sportel nga ana e doganës se Kosovës.

Gjatë qendrimit në pritje per të hyre ne Kosovë, kompanive u shtohet jo pak kostoja e shpenzimeve për mungesë te qarkullimit të mallrave.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit