Transmetuar më 13-03-2025, 14:29

Minatorët në Bulqizë kanë vijuar me protestën e tyre edhe ditën e sotme. Ata kanë deklaruar se protesta nuk do të ndalet deri në realizimin e pikave që i kanë kërkuar kompanisë "Albchrome".

Ndër pikat e kërkuara më kryesoret minatorët kanë përmendur rritjen e pagës që ju ishte premtuar që në muajin janar dhe heqja e punës së detyrueshme ditëve të shtuna. Një tjetër kërkesë e rëndësishme e tyre është miratimi i statusit të minatorit.

Sipas raportimeve, ditën e sotme minatorët e turnit të dytë dhe të turnit të tretë nuk janë lejuar që të futen brenda rrethimit të minierës për të mbështetur kolegët e tyre. Ata janë shprehur se kompania iu ka bllokuar aksesin e kartave me të cilat futen brenda.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit