

SELANIK- Personi që shihni në foto është 53-vjeçari i cili plagosi për vdekje me thikë bashkëshorten e tij në Selanik. 53-vjeçari pas ngjarjes së rëndë vendosi t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i banesës. Ai ndërroi jetë rrugës për në spital.
Sipas mediave greke, viktima para se të humbte jetën nga plagët e marra arriti të dilte në ballkon e plagosur. Shqiptari pasi e ka futur sërish në banesë gruan e ka goditur me thikë disa herë në bark dhe qafë.
Fatkeqësisht ajo nuk arriti tu mbijetonte plagëve dhe humbi jetën si pasojë e gjakderdhjes. Çifti kishte dy fëmijë të moshës 16 dhe 21 vjeç, ndërsa në momentin e krimit nuk ndodheshin në banesës. Vajza e mitur e çiftit shqiptar raportohet se ishte në shkollë.
Sipas fqinjëve, ata ishin një familje e qetë dhe nuk kishin dëgjuar për problematika të mëparshme apo britma në momentin e ngjarjes. Gjithashtu nuk ka pasur më parë asnjë denoncim për dhunë në familje apo vepra të tjera.
“Ajo ishte njeri i jashtëzakonshëm, ishte e qetë dhe kujdesej vetëm për fëmijët e saj. Ajo më thoshte se kishte problem me burrin por nuk më dha asnjë detaj" tha mikesha e 44-vjeçares.
Ajo theksoi gjithashtu se edhe ato pak herë që ajo e kishte parë 53-vjeçarin, edhe para se të kryente vrasjen, ai kishte sjellë shumë mirë me bashkëshorten.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd