

Apeli lë në burg Erion Veliajn, biznesmeni Elman Abule kalon në arrest shtëpie
Pas dy seancash maratonë, Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi të lërë në fuqi masën e arrestit në burg për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Gjyqtari Engert Pëllumbi miratoi vendimin e Shkallës së Parë të dhënë nga gjyqtari Erjon Bani, duke refuzuar kërkesën e Veliajt për një masë më të lehtë sigurie.
Gjykata argumentoi se Veliaj duhet të qëndrojë në burg për shkak të dyshimeve të forta mbi “Korrupsionin pasiv të funksionarëve të zgjedhur” dhe “Pastrimin e produkteve të veprës penale”. Kryebashkiaku kërkoi të lirohej me garanci pasurore, por kërkesa e tij u refuzua.
Ndërkohë, Apeli vendosi ndryshimin e masës së sigurisë për biznesmenin Elman Abule, duke e lënë në arrest shtëpie.
Abule akuzohet nga SPAK për “Korrupsion aktiv ndaj funksionarëve të zgjedhur” dhe “Pastrimin e produkteve të veprës penale”.
Pëllumbi vendosi të lërë të paprekur masën e detyrimit për paraqitje për tre biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi dhe Shkëlqim Fusha, të akuzuar për “Korrupsion pasiv ndaj funksionarëve publikë”.
/noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd