Transmetuar më 13-03-2025, 10:08

Aksionet e Juventusit janë rritur ndjeshëm në bursën e Milanos, të nxitura nga një sërë spekulimesh që sugjerojnë ristrukturimin e mundshëm të aksionerëve të klubit, historikisht në pronësi të familjes “Agnelli”. Vlera e aksioneve është rritur me 7.5%, duke arritur në 3.34 euro. Që nga data 2 shkurt, ato kanë shënuar një rritje prej rreth 43%. Pra, rritje e ndjeshme pavarësisht rezultateve zhgënjyese sportive të skuadrës bardhezi.

Në treg vazhdojnë të qarkullojnë hipoteza se “Exor” (aksioneri kryesor i Juventusit me 65.4%) mund të tërhiqet, duke i hapur rrugë një rikthimi të ish-presidentit Andrea Agnelli, i cili sipas thashethemeve do të ishte i gatshëm të rimerrte klubin me mbështetjen e disa partnerëve. Megjithatë, “Exor” i ka mohuar këto zëra, duke deklaruar se "nuk kanë asnjë bazë faktike".

Në vitet e fundit, drejtuesit e “Exor” janë pyetur në disa raste nëse kishin synimin për ta shitur klubin bardhezi, por gjithmonë kanë dhënë shenja mbështetjeje, duke nisur nga festimet për 100-vjetorin e pronësisë së familjes “Agnelli” mbi Juventusin.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit