

Diego Simeone ngriti polemika rreth vendimit të gjyqtarit për të anuluar penalltinë e Julián Álvarez, duke pyetur gazetarët në konferencën për shtyp nëse ndonjëri prej tyre e kishte parë me të vërtetë prekjen e dyfishtë të lojtarit të tij. Thibaut Courtois, ish-lojtari i Simeones tek Atletico Madridi dhe tani portier i Real Madridit, iu përgjigj me një ton të ashpër, duke kritikuar "viktimizimin" e trajnerit argjentinas.
"Penalltia e Álvarez? Jam i lodhur nga ky viktimizim i vazhdueshëm, nga ata që ankohen gjithmonë në situata të tilla. Gjyqtarët nuk duan të favorizojnë askënd, as në Spanjë dhe as në Europë. E panë situatën qartë dhe morën vendimin e tyre. Nëse je në avantazh 1-0 që në minutën e parë dhe nuk përpiqesh të shënosh golin e dytë, atëherë faji është tek strategjia jote", – deklaroi Courtois.
Lidhur me vendimin e gjyqtarit, ai shtoi: "Pata përshtypjen se kishte një prekje të dyfishtë të topit dhe ia thashë gjyqtarit. Nuk ishte e lehtë për t’u parë dhe mund të themi që ata patën fat të keq. Ne nuk luajtëm ndeshjen tonë më të mirë, por në fund ajo që ka rëndësi është që kaluam më tej".
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd