

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, foli kështu pas ndeshjes kundër Real Madridit, të humbur me penallti (fitore 1-0 pas 120 minutash lojë, falë golit të shënuar nga Gallagher), e vlefshme për kthimin e 1/8-ve finale të Ligës së Kampionëve: "Nuk do të flisja për fat, do të flisja për ndjenjën e krenarisë, për skuadrën që kemi dhe mënyrën se si garojmë gjithmonë. Kjo do të mbetet në histori, gjatë gjithë këtij procesi që kemi kaluar në klub".
Analiza e ndeshjes: "Kemi pasur një ndeshje shumë të kontrolluar nga fillimi deri në fund. Kemi pasur raste për ta rritur avantazhin tonë, por na mungoi saktësia në fund. Ata kontrolluan zotërimin e topit, por nuk krijuan raste për gol. Humbën penalltinë dhe mendoj se bëmë një punë të jashtëzakonshme".
Si u stërvitën për penalltitë: "Penalltitë janë ndryshe në stërvitje krahasuar me ndeshjet. Nuk i kam parë si i kanë goditur. Julian duket se e prek topin kur godet, dhe nëse gjyqtari e sheh kështu, atëherë është kështu".
Si duhet të kapërcehet kjo humbje (me panellti, pas barazimit 2-2 në total), e cila shoqërohet me eliminim nga Champions League: "Jam krenar për skuadrën që kemi, tifozët tanë duhet ta kenë shijuar duke e parë këtë ndeshje. Real Madridi na ka mposhtur pothuajse gjithmonë në Ligën e Kampionëve, por ka hasur vështirësi. Ka hasur vërtet vështirësi ndaj nesh".
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd