

Një operacion i Policisë Vendore të Lezhës në zonën e Kurbinit është shoqëruar me të shtëna me armë zjarri, pasi forcat blu kanë hasur në rezistencë gjatë kontrolleve për armëmbajtje pa leje.
Sipas burimeve, një person që dyshohet të jetë efektiv policie ka mbetur i plagosur në këmbë.
Tre persona janë ndaluar, njëri prej të cilëve është arrestuar.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar lidhur me rastin
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd