

Iris Luarasi në listën e sigurt të PS për deputete në Tiranë
Tiranë – Iris Luarasi, pedagoge në Universitetin e Tiranës, është konfirmuar si një nga kandidatët e sigurt për deputete të Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës për zgjedhjet e 11 majit.
E njohur si një mbështetëse në vite e PS dhe e Edi Ramës, Luarasi ka qenë e angazhuar për çështjet e të drejtave të grave dhe ka drejtuar disa organizata joqeveritare (OJF) me fokus në barazinë gjinore dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Me këtë përfshirje në listën e PS, Luarasi duket se shpërblehet për daljet e shumta në media si oponioniste mbështetëse e Edi Ramës. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd