Transmetuar më 12-03-2025, 20:25

MALIQ- Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Leminot të Maliqit. Abedin Salillari 68 vjeç, u përplas nga një motor ndërsa ecte në anë të rrugës. I plagosuri u nis për në spital, por nuk mundi ti mbijetojë plagëve.

Nuk dihen ende rrethanat, ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 19:05, shtetasi E. P., 18 vjeç, banues në Çaushli, duke drejtuar një motomjet, ka përplasur një këmbësor, shtetasin A. S., 68 vjeç, banues në Velitërnë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë rrugës për në spital shtetasi A. S.

Ndërsa drejtuesi i motomjetit shtetasi E. P., është dëmtuar dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit