

Vijojnë pakënaqësitë e strukturave të Partisë Demokratike për listën e mbyllur të partisë për qarkun e Fierit.
Një grup firmëtarësh të Partisë Demokratike në Fier dhe konkretisht të zonës së Divjakës i kanë dërguar Kryesisë dhe kreut të PD Sali Berisha, pakënaqësitë për listën e mbyllur të këtij qarku, ku nuk është përfshirë emri i kandidates Elisabeta Rredhi, që u vlerësua në Primaret e këtij qarku me votën e 492 anëtarëve.
Ndërkohë, emrat e deputetëve që bëjnë pjesë në listën e mbyllur në Fier janë: Gazment Bardhi, Luan Baçi, Brunilda Haxhiu (PL), Eduart Sharka dhe Saimir Korreshi.
Peticioni i firmëtarëve të zonës së Divjakës:
“KRYETARIT TË PDSH Z. SALI BERISHA.
TË NDERUAR ANËTARË TË KRYESISË SË PDSH,
I NDERUAR ZOTI BERISHA.
Pas procesit të primareve që përcaktonte se pushteti politik për zgjedhjen e kandidaturave për deputet do ta kishte anëtarësia, deri tani sipas informacioneve rezulton një farse dhe me përzgjedhje klanore.
Ne po ndjekim me shqetësim te thelle se pas 12 viteve opozite dhe qëndrese, serish nuk po respektohet nga Kryesia e PDSH verdikti i demokrateve nepermjet zgjedhjes se primareve, por po gjenden artificie për shmangien e tyre duke na demotivuar për të punuar në funksion të fitores së PD.
Ne si degë e PD Divjakë nuk ndihemi të përfaqësuar pasi fituesja e primareve e vendit të parë nga zonjat me 492 vota në Qarkun Fier dhe e treta në Republike, me një mbështetje elektorale dhe kontribut të rëndësishëm nuk përzgjidhet nga Kryesia në listën e sigurt, por i ofrohet vendi në listën e hapur. Zonja ne fjale ka kontribuar dy here si kandidate ne vitin 2017 dhe 2021.
Dega Divjake ka marre rezultate te rendesishme ne cdo pale zgjedhje dhe eshte nje nder deget me te mira te Qarkut Fier, mbeshtetese ne te gjitha aksionet opozitare ne keto 12 vjet.
Lista e Qarkut Fier sipas informacioneve paraprake nuk eshte liste fituese dhe nje liste qe te sillte risi, emra te rinj dhe me reputacion, pasi Fieri eshte qarku me i majte ne Shqiperi, po i serviren elektoratit e njejta fotografi kandidatesh.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd