

Monika Kryemadhi ka shpërndarë në llogarinë e saj në “Facebook” një shkrim të ish-deputetes të LSI-së, Miranda Rira.
Ish-deputetja me anë të postimit të sa shpreh mbështetje për kryetarin e Partisë së Lirisë, ish-bashkëshortin e saj, Ilir Metën.
“Unë nuk i braktis kurrë njerëzit, sidomos kur ata janë në momentin më të vështirë të jetës së tyre. Po, mund të kem mendim ndryshe, diskutime dhe debate por qëndrimi im ndaj tyre bazohet në parimin e mirënjohjes, qëndrueshmërisë dhe sakrificës, no matter what! Këto përmblidhen në atë që quhet karakter dhe kjo qëndron për çdo marrëdhënie njerëzore që unë ndërtoj. Me ty Ilir Meta, në çdo hap dhe në çdo sfidë”, është shkrimi i Rirës, që duket se Kryemadhi e pëlqen dhe e aprovon.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd