

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Lëpushë, ku një turist malazez ka humbur jetën gjatë një ekskursioni.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 17:00, një grup turistësh nga Mali i Zi ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi një prej shokëve të tyre, shtetasi M. N., 71 vjeç, ka shfaqur probleme shëndetësore.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ekipi i urgjencës, të cilët e kanë transportuar me autoambulancë drejt spitalit.
Fatkeqësisht, gjatë rrugës për në spital, turisti ka humbur jetën, me dyshimet paraprake që tregojnë se shkaku ka qenë një arrest kardiak.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të rastit, ndërsa priten raportet mjekësore për të konfirmuar shkaqet e sakta të vdekjes. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd