Transmetuar më 12-03-2025, 17:14

Asfiksimi në magazinën e ‘Rossman & Lala’, 6 punonjëse përfundojnë në spital! Hetimet për shkaqet

Tiranë – Gjashtë punonjëse të një magazine në superstradën “Tiranë-Durrës” janë dërguar për kujdes mjekësor në spital, pasi kanë shfaqur probleme respiratore gjatë punës.

Ngjarja ka ndodhur të martën më 11 mars 2025, në ambientet e kompanisë "Rossman & Lala", ku punonjëset dyshohet se janë asfiksuar nga një faktor ende i panjohur.

Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ato janë larguar në banesat e tyre.

Hetimet në vijim

Policia ka referuar materialet në Prokurori, e cila po heton për shkaqet e incidentit dhe përgjegjësi të mundshme të kompanisë.

Autoritetet po verifikojnë nëse magazina përmbushte standardet e sigurisë në punë dhe nëse punonjëset kanë qenë të ekspozuara ndaj gazrave apo kimikateve të rrezikshme.

Noa.al u përpoq të komunikonte me zyrtarët e kompanisë, por nuk mori përgjigje për pyetjet e shtruara, deri në publikimin e këtij lajmi.

Report tv raportoi më herët sot, se nga marrja në pyetje që grupi hetimor ka bërë, është mësuar që aroma e rëndë është ripërsëritur edhe një herë tjetër para disa muajsh, por pa probleme dhe shtoi se i vetmi objekt që ndodhet i ri në magazinë është ashensori, tek i cili janë dyshimet paraprake, megjithatë pritet ta përcaktojnë hetimet në vijim.

Foto arkiv

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit