Magazinë
Transmetuar më 12-03-2025, 15:36

Tiranë – Këshilli i Ministrave ka miratuar sërish ndryshime në Ministrinë e Financave, duke emëruar Erjona Bejlerin në postin e zëvendësministres së Financave.

Ky vendim vjen pas lirimit nga detyra të Adela Xhemalit, e cila mbante këtë pozicion deri më tani.

Vendimi është firmosur nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, me porosi të kryeministrit Edi Rama, dhe është botuar menjëherë në Fletoren Zyrtare.

Bejleri vjen në këtë post pasi më herët në nëntor 2024 u emërua drejtore e Agrokredit, një institucion financiar jo bankë i ngritur nga qeveria shqiptare.

/noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit