Transmetuar më 12-03-2025, 14:48

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në një familje shqiptare në Greqi. Raportohet se një 53-vjeçar shqiptar ka plagosur për vdekje me thikë bashkëshorten e tij në Selanik. Pas ngjarjes tragjike, shqiptari është hedhur nga ballkoni i banesës.

Mediat greke raportojnë se shqiptari e ka goditur vazhdimisht me thikë në bark gruan e tij. Përshkak të plagëve të marra, 44-vjeçarja ka humbur jetën.

Pas krimit, shqiptari është hedhur nga ballkoni në katin e dytë të shtëpisë dhe ka mbetur i plagosur rëndë. Ai është dërguar menjëherë në spitalin Papanikolaou, ku po merr ndihmë mjekësore.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të zbuluar shkaqet që çuan në këtë tragjedi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit