Transmetuar më 12-03-2025, 14:27

MAT- Myslym Zeneli është miratuar në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, si kryetar i komanduar i bashkisë së Mat deri në zgjedhjen e kryebashkiakut të ri.

19 nga 21 anëtarët e këshillit bashkiak ishin të pranishëm në mbledhjen e jashtëzakonshme e thirrur me vetëm dy pika në rendin e ditës. Një tjetër pikë e miratuar ishte dorëheqja e Agron Malajt nga kjo detyrë, i cili pritet të jetë në listën e kandidatëve të PSpër deputet.

Po ashtu edhe në Tepelenë, Tërmet Peçi dha dorëheqjen nga detyra si kryebashkiak i Tepelenës për të garuar në zgjedhjet e 11 majit si deputet. Ndërkohë bëhet me dije se zëvendëskryetarja e Bashkisë së Tepelenës, Julinda Karteri është komanduar në krye të insitucionit deri në zgjedhjen e kryebashkiakut të ri të Tepelenës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit