Transmetuar më 12-03-2025, 13:20

Durrës, 12 mars 2025 – Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia kufitare e portit të Durrësit pasi tentoi të fuste në Shqipëri rreth 109 mijë euro të padeklaruara.

Blutë kanë sekuestruar 108.960 euro dhe 600 franga të dyshuara produkt i veprimtarive kriminale.

Paratë u gjetën në furgonin që drejtonte i 40-vjeçari me iniciale J. Z., banues në Dibër.

“Gjatë kontrollit në vijën e dytë, në furgonin që drejtonte ky shtetas, u gjetën 108.960 euro dhe 600 franga, që tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar në pkk”, njoftuan blutë.

Së bashku me paratë, u sekuestruan furgoni që drejtonte i arrestuari, si dhe 2 celularë dhe pasaporta e tij.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar “Aseti”.

Evidentohet dhe goditet një tjetër tentativë për të lëvizur shuma të mëdha parash, pa i deklaruar në pkk.

Sekuestrohen 108.960 euro dhe 600 franga, të dyshuara produkt i veprimtarive kriminale.

Arrestohet në hyrje të Shqipërisë, 40-vjeçari të cilit iu gjetën paratë në furgonin që drejtonte.

3 ditë më parë, Policia e portit të Durrësit sekuestroi 223.200 euro të dyshuara produkt i krimeve dhe vuri në pranga poseduesin e tyre.

Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiva parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në bashkëpunim me autoritetet doganore, finalizuan fazën e dytë të operacionit policor të koduar “Aseti”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi J. Z., 40 vjeç, banues në Dibër.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë, në furgonin që drejtonte ky shtetas, u gjetën 108.960 euro dhe 600 franga, që tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar në pkk.

Së bashku me paratë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, furgoni që drejtonte i arrestuari, si dhe 2 celularë dhe pasaporta e tij.

Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me partnerët, vijon puna për të dokumentuar burimin e parave të sekuestruara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit