Transmetuar më 12-03-2025, 10:58

Në ditën e fundit të afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve, koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” të udhëhequr nga Sali Berisha i është larguar një parti.

Bëhet fjalë për Aleancën e Maqedonasve për Integrim Europian me kryetar Vasil Sterjovski, që ka marrë vendimin për të dalë nga koalicioni opozitar.

Kundërshtoi sekuestron e llogarive, shtyhet seanca për Ajola Xoxën Kryetari i kësaj force politike i është drejtuar me një letër kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, ku i njofton edhe vendimin për t’u tërhequr dhe i kërkon çregjistrimin nga ky koalicion.

Njoftimi:

Tiranë, më 11.03.2025. Drejtuar: Z. Ilirjan CELIBASHI

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve. TIRANË

Lënda: Kërkesë për çregjistrimin e AMIE-së nga koalicioni zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) njofton tërheqjen nga koalicioni zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025.

Në këtë kuadër, ju kërkojmë të çregjistroni emrin e partisë sonë nga ky koalicion.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj.

Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, Vasil Sterjovski.

2025-aleanca-e-maqedonasve-per-integrim-europian-kerkese-per-cregjistrim-e-amie-se-nga-koalicioni-zgjedhor-partia-demokratike-aleanca-per-shqiperine-madheshtore-1737-1741771212

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit