Transmetuar më 12-03-2025, 10:05

"Gigio Donnarumma bëri sonte atë që bëri Alisson në ndeshjen e parë". Kjo ishte përmbledhja perfekte e paraqitjes së kapitenit të Italisë, i cili e udhëhoqi PSG drejt çerekfinaleve të Champions League, duke pritur penalltitë e Darwin Núñez dhe Curtis Jones.

Këto fjalë vijnë nga trajneri i parizienëve, Luis Enrique, pas përfundimit të sfidës në “Anfield”. Tekniku spanjoll foli për “Canal Plus”: "Në Champions League nuk ka kurrë koherencë të plotë, duhet të jesh i zoti në momentet vendimtare.

Vuajtëm shumë në Paris, por futbolli është i tillë. Ndonjëherë është i padrejtë. Sonte patëm fat, ata goditën shtyllën dy herë. Pastaj Gigio bëri atë që bëri Alisson në ndeshjen e parë. Jemi të lumtur dhe kemi besim për fazën tjetër.

Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Mendoj se Liverpool-i është një skuadër shumë e fortë, ndaj ishte e komplikuar ta mbanim topin. Sidoqoftë, me mentalitetin dhe personalitetin që treguam, veçanërisht nga Gigio, arritëm ta fitonim këtë ndeshje. Tani duhet të pushojmë, të rikuperojmë forcat dhe të vazhdojmë të festojmë. Ky është vetëm fillimi".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit