Transmetuar më 12-03-2025, 09:51

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tropojë mëngjesin e sotëm ku një 45-vjeçar është goditur me mjet prerës nga një i ri.

I plagosuri me iniciale A. M. është dërguar për mjekim në spitalin e Gjakovës.

Bitcoin si rezervë strategjike e SHBA: Çfarë planifikon Trump dhe a mund të funksionojë kripto si stok? Ndërsa 18-vjeçari me iniciale F. S., pas kontrolleve të policisë, nga pamundësia për t’u larguar, është vetëdorëzuar.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes dhe gjendja e të plagosurit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:40, shtetasi F. S., 18 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin A. M., rreth 45 vjeç, i cili është dërguar për mjekim në spitalin e Gjakovës.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle për kapjen e autorit, i cili nga pamundësia për t’u larguar, është vetëdorëzuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit