

Arrestohet në Laç një 33-vjeçar i kërkuar ndërkombëtarisht për vjedhje në Itali
KURBIN – Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Operacionalja 33", të zhvilluar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Si rezultat i këtij operacioni dhe bashkëpunimit intensiv me autoritetet italiane, në Laç u lokalizua dhe u arrestua provizorisht shtetasi K. N., 33 vjeç, lindur në Laç, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos i kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vjedhja", e kryer në rrethana rënduese dhe në kuadër të një organizate kriminale.
Interpol Tirana po vijon bashkëpunimin me homologët italianë për të përfunduar procedurat e ekstradimit të 33-vjeçarit drejt Italisë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd