

"Me shumë mundësi gjërat nuk po shkojnë siç do të dëshironin, por kanë mbetur edhe dhjetë javë dhe ia vlen të presim fundin për të parë nëse në këtë sprint përfundimtar mund të ndodhë diçka e papritur dhe pozitivisht befasuese. Unë këtë e shpresoj". Këto janë fjalët e Gianluigi Buffon për situatën e Juventusit, i cili e njeh mirë ambientin bardhezi.
Ndërkohë, “Corriere dello Sport” ka publikuar edhe deklarata të tjera të Buffonit për Conten dhe Napolin: "Unë e thashë para fillimit të kampionatit: me Conten në stol, Napoli do të përfundonte i pari ose i dyti, pavarësisht nga skuadra që ka.
Tani do të jetë e vështirë për ata që duhet të përballen me Antonion në këtë fazë përfundimtare të kampionatit. Gjithsesi, një kampionat me garë mes tri skuadrave për titull nuk shihej prej shumë kohësh në Serie A, ndaj le ta shijojmë".
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






