Transmetuar më 12-03-2025, 06:24

Brenda ose jashtë, gjithçka vendoset për 90 minuta. Të martën, Atletico Madrid dhe Real Madrid do të përballen për një vend në çerekfinale, me “Los Blancos” që nisen nga fitorja 2-1 në ndeshjen e parë. Trajneri i “Colchoneros”, Diego Simeone, foli në konferencë për këtë sfidë. Ja fjalët e tij, të mbushura me besim për përmbysjen:

"Besoj te lojtarët e mi, kam besim te skuadra. E kuptoj shpirtin e garës që kanë lojtarët e mi, do të zbresim në fushë për të qëndruar në këtë Champions League. Objektivi ynë është të luajmë finalen.

Mbështetja e tifozëve? Duhet ta luajmë me pjekuri këtë ndeshje në fushën tonë, njerëzit do të na mbështesin, por realiteti është ajo që ndodh në fushë. Nuk do ta fitojmë ndeshjen vetëm falë atmosferës në tribuna. Duhet të bëjmë një ndeshje të madhe. E kuptoj rëndësinë e kësaj sfide dhe shpresoj që të japim maksimumin në fushë".

Mbi rrezikun që do të marrë përsipër gjatë lojës: "Futbolli ka skenarë të ndryshëm gjatë një ndeshjeje. Ka energji të ndryshme. Do të kemi momente të vështira në mbrojtje, do të kemi momente më të mira. Cilësia dhe freskia do të varen nga lojtarët. Ata kanë epërsinë minimale, ndërsa ne duhet të kërkojmë barazimin si fillim".

Si mund të ndalet Real Madridi: "Karakteristikat e kundërshtarit, me lojtarë që luajnë shumë vertikalisht, i bëjnë ata të rrezikshëm. Ne jemi një ekip që mund të alternojë lojën e lartë dhe të ulët, me ose pa zotërim të topit".

Çfarë ndien para kësaj ndeshjeje: "Sigurisht, si ne, ashtu edhe kundërshtari do të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme, por i vetmi që e di me siguri se çfarë do të ndodhë është Zoti".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit