Transmetuar më 12-03-2025, 06:00

Presidenti i Interit, Beppe Marotta, foli për mikrofonat e “Sky” përpara ndeshjes kundër Feyenoordit, e vlefshme për kthimin e 1/8-ve finale të Ligës së Kampionëve.

Në çfarë faze është blerja e “San Siros”?

Duhej të zgjidheshin disa detaje mes dy klubeve, të cilat tashmë janë sqaruar. Së bashku me Milanin kemi depozituar dokumentet për blerjen e “San Siros” dhe hapësirave ngjitur me të. Ky është një hap shumë i rëndësishëm për të dyja klubet dhe do të kontribuojë në zhvillimin e qytetit. Për ne, vendimtar ishte angazhimi i fondit “Oaktree”, i cili e konsideroi këtë stadium një aset të rëndësishëm për respektin ndaj klubit, qytetit dhe tifozëve.

Stadium i ri apo rinovim i “San Siros”?

Do të ketë një stadium të ri, në përputhje me standardet e stadiumeve moderne. Sot, për klubet italiane, ky është një disavantazh krahasuar me pjesën tjetër të Europës, ndaj shpresojmë të japim një impuls për Serie A. Jam optimist se mund të nisim një rrugëtim të rëndësishëm për futbollin italian.

A mund t’ju interesojë Nico Paz për merkaton e verës?

Kam lexuar për këtë në media. Lojtari është nën menaxhimin e Comos dhe besoj se Real Madridi ka të drejtë riblerjeje, kështu që situata është e ndërlikuar. Ai është një lojtar cilësor, por edhe ne kemi lojtarë të mirë, ndaj jemi të përqendruar te garat që po zhvillojmë.

Van Persie ka qenë afër Juventusit tuaj…

Mund ta konfirmoj, ishim shumë afër marrëveshjes, por më pas ai vendosi të zgjedhë një rrugë tjetër, ashtu si edhe ne. Ishte një lojtar i shkëlqyer në atë kohë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit