

E paprecedentë në Elbasan! Vjedh ‘Range Rover-in’ e vëllait, arrestohet duke drejtuar mjetin nga policia.
‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin T. H., 54 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”. Ditën e djeshme, ka kallëzuar shtetasi L. H., 52 vjeç, se gjatë natës i kishin vjedhur automjetin tip “Range Rover”, të parkuar në lagjen “Beqir Dardha”, shërbimet e Policisë mesditën e djeshme, kanë lokalizuar automjetin në lagjen “Luigj Gurakuqi”, dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin T. H., 54 vjeç, (vëllai i shtetasit L. H.), që u kap duke drejtuar automjetin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme’, citohet në komunikatën e policisë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd