

TIRANË- Dy aleatët e Partisë Demokratike, Fatmir Mediu dhe Agron Duka kanë shkuar ditën e sotme në selinë blu. Mësohet se Mediu i Partisë Republikane dhe Duka i PAA-së, janë parë mesditën e sotme teksa hyjnë në selinë blu, ndërkohë që ethet për listat e kandidatëve janë shtuar.
Sipas mnarrëveshjes së bërë në koalicion, të dy këta kanë nga një vend të sigurtë në listat e mbyllura. Mediu ka vend në listën e mbyllur të Tiranës, ndërsa Duka pritet që të caktoj një emër në listën e mbyllur të Durrësit.
Ditën e nesërme përfundon afati i vendosur nga Komisioni Qendror Zgjedhor për dorëzimin e listave të deputetëve për zgjedhjet parlamentare.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






