

Afron ora për të mësuar emrat e kandidatëve për deputet në PS.
Fillimisht Rama do të diskutojë paraditen e së mërkurës emrat që vijnë nga diaspora.
Këtë do ta bëjë me atë që njihet si Këshilli Diasporës, një organizëm brenda në PS udhëhequr nga drejtuesi politik për Diasporën Taulant Balla.
Do të jetë ora 19:00 e së Mërkurës kur Rama dhe Kryesia Socialiste do të hartojnë listën finale e për t’ia çuar KQZ.
Të 12 drejtuesit politik do të dalin një e nga një për të lexuar emrat e skuadrave të tyre në garën e 11 Majit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






