Magazinë
Transmetuar më 11-03-2025, 11:44

PRISHTINË- Një sherr mes disa të rinjve ka agravuar në përplasje fizike mës tyre. Ngjarja mësohet se është regjistruar mëngjesin e sotëm në Prishtinë tek rrethi i Flamurit. Policia thekson se si pasojë e kësaj ngjarjeje janë plagosur dy persona. Më tej bëhet me dije se dy persona janë arrestuar.

“Sot rreth orës 09:30 është pranuar informata për një rrahje te rrethi i Flamurit në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes dy persona janë lënduar dhe të njëjtit menjëherë kanë pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti.

Siç shihet nga pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes kanë qenë kalimtarët të cilët kanë ndërhyrë që të ndajnë të rinjtë. Gjithashtu në sfond dëgjohen boritë e makinave dhe një përson që bërtet.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit