

Një ngjarje tragjike u regjistrua mbrëmjen e së hënës në Itali.
Një 37-vjeçar shqiptar u përplas nga treni në Milano.
Aksidenti ndodhi në shinat e trenit mes rrugës Imbonati dhe Valeggio.
Në vendin e ngjarjes ndërhynë menjëherë ekipet e emergjencës, por nuk mund të bënin asgjë.
Atyre iu desh që të prinin elektricitetin në mënyrë që të ndërhynin mbi shina.
Sipas policisë, shqiptari ka qenë shumë afër një treni në lëvizje sepse ka qenë duke ecur shumë pranë shinave.
Identiteti i tij nuk është bërë publik.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd